Të paktën 51 persona kanë vdekur nga përmbytjet si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm të martën në rajonin lindor të Spanjës, Valencia, njoftuan autoritetet të mërkurën.
Shirat e rrëmbyeshëm bënë që rrugë dhe qytete të përmbyten.
Pamje të publikuara në rrjetet sociale shfaqën njerëz që kanë ngecur si pasojë e përmbytjeve, disa prej të cilëve duke u ngjitur në pemë.
Carlos Mazon, shefi rajonal i Valencias, tha për shtyp se disa qytetarë kanë mbetur të ngujuar në vende jo të qasshme.
“Nëse [shërbimet emergjente] nuk kanë mbërritur, nuk është si pasojë e mungesës së mjeteve, por për shkak të qasjes”, tha Mazon, duke shtuar se arritja në disa zona është “plotësisht e pamundur”.