image Të paktën 38 të vrarë gjatë një sulmi izraelit në Han Junis

Botë

Të paktën 38 të vrarë gjatë një sulmi izraelit në Han Junis

news image

Një sulm ajror izraelit ka vrarë të paktën 38 persona në Han Junis, thanë zyrtarët shëndetësorë në Gazë më 25 tetor.

Sulmi, që ndodhi mëngjesin e së premtes, vjen teksa ushtria izraelite po vazhdon ofensivën në Liban dhe Gazë, pavarësisht presionit ndërkombëtar për armëpushim.

Ushtria izraelite tha përmes një njoftimi se “një numër i terroristëve janë eliminuar përmes sulmeve ajrore dhe tokësore” në jug të Gazës, raporton REL.

Përderisa forcat izraelite vazhdojnë të operojnë në mbarë Rripin e Gazës, javëve të fundit Izraeli ka intensifikuar sulmet ajrore dhe tokësore në veri të enklavës, pasi në këtë pjesë, sipas ushtrisë izraelite, kanë nisur të rigrupohen luftëtarët e Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

/GazetaSinjali/