image Të paktën 27 të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Kongo

Botë

Botë/ Të paktën 27 të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Kongo

news image

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni të vogël, mbi një lagje të populluar në qytetin Goma, në Republikën Demokratike të Kongos.

Avioni, që operohej nga kompania lokale Busy Bee, u përplas vetëm pak kohë pasi ishte nisur nga qyteti Beni, thanë autoritetet.

Kompania tha se avioni i tipit Dornier 228-200 kishte 16 pasagjerë në bord dhe dy anëtarë të ekuipazhit.

Në mesin e viktimave janë edhe personat që kanë qenë në tokë, në momentin e rrëzimit të avionit.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar këtë aksident. /Gazeta Sinjali/