image Të paktën 200,000 persona janë larguar nga Ukraina

Botë

Të paktën 200,000 persona janë larguar nga Ukraina

news image

Autoritetet sllovake kanë bërë të ditur se brenda 24 orëve deri në orën 06:00 GMT të shtunën, rreth 10,000 njerëz hynë në vend në tre kalimet e tyre me Ukrainën.

Kjo është pothuajse dhjetë herë më e madhe se shifra normale, raporton BBC.

Më shumë se 43,000 ukrainas kanë ikur në Rumani në tre ditët që nga pushtimi i Rusisë, ndërsa më shumë se 150,000 njerëz kanë hyrë në Poloni.

Ukraina kufizohet me katër vende të tjera – Hungarinë dhe Moldavinë, ku kanë kaluar gjithashtu shumë mijëra, dhe Bjellorusinë dhe Rusinë.

/GazetaSinjali/