Autoritetet sllovake kanë bërë të ditur se brenda 24 orëve deri në orën 06:00 GMT të shtunën, rreth 10,000 njerëz hynë në vend në tre kalimet e tyre me Ukrainën.
Kjo është pothuajse dhjetë herë më e madhe se shifra normale, raporton BBC.
Më shumë se 43,000 ukrainas kanë ikur në Rumani në tre ditët që nga pushtimi i Rusisë, ndërsa më shumë se 150,000 njerëz kanë hyrë në Poloni.
Ukraina kufizohet me katër vende të tjera – Hungarinë dhe Moldavinë, ku kanë kaluar gjithashtu shumë mijëra, dhe Bjellorusinë dhe Rusinë.