image Të paktën 16 emigrantë mbyten në lumë në veri të Panamasë

Botë

Të paktën 16 emigrantë mbyten në lumë në veri të Panamasë

news image

Gjashtëmbëdhjetë emigrantë u mbytën duke u përpjekur të kalonin një lumë në veri të Panamasë.

Lidhur me ngjarjen reagoi edhe presidenti i vendit, Jose Raul Molino.

Roja Kufitare e Panamasë njoftoi se kishte gjetur trupat e 10 emigrantëve, ndërsa nuk specifikoi kombësinë e tyre.

Tragjedia ndodhi në provincën bregdetare të Kuna Yala, pranë kufirit me Kolumbinë, një zonë e mbuluar me pyll tropikal që është bërë pjesë e rrugës së marrë nga emigrantët që përpiqen të arrijnë në SHBA.

/GazetaSinjali/