image Të paktën 12 të vrarë në një shpërthim të madh gazi në Kinë

Botë

Të paktën 12 të vrarë në një shpërthim të madh gazi në Kinë

news image

Të paktën 12 njerëz kanë vdekur në një shpërthim të madh gazi në Kinën qendrore të Dielën, raportojnë mediat vendore, përcjell Gazeta Sinjali.

Sipas autoriteteve shpërthimi ka ndodhur në orë 6:30 të mëngjesit në qytetin Shiyan, provincën Hubei, transmeton CNN.

Autoritetet tashmë kanë shpëtuar gati 140 njerëz nga zona, përfshirë 37 me plagë të rënda.

Si pasojë e shpërthimit dritaret e ndërtesave pranë vendit u shkatërruan. Kurse zyra komunale e qytetit informoi se shumë njerëz kishin mbetur të ‘bllokuar’ pas incidentit.

Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen, ndërkohë që kanë filluar hetimet për ta zbuluar arsyen. /Gazeta Sinjali/