image Të mërkurën takohet me Kurtin në Berlin, çfarë pret Vuçiq?

Rajon

Të mërkurën takohet me Kurtin në Berlin, çfarë pret Vuçiq?

news image

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka folur për takimin e së mërkurës me kancelarin e Gjermanisë Olaf Szholz. Ai tha se pret të dëgjojë nga Gjermania këndvështrimin e saj për veprimet e Serbisë.

Në të njëjtën ditë, emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak do ta takojë atë dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Nga ky takim, Vuçiq tha se nuk ka asgjë për të pritur.

Një mundësi e mirë për ne që të kemi pak kohë për t’i paraqitur pikëpamjet tona, por ne nuk do t’i ndryshojmë qëndrimet e Gjermanisë për Kosovën apo sanksionet (ndaj Rusisë)”, tha Vuçiq, shkruan Tanjug.

Vuçiq sërish e përmendi emrin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e akuzuar për papërgjegjshmëri dhe mungesë serioziteti. Presidenti serb tha se në Perëndim e mbështesin politikën e Kurtit.

Nuk kemi asgjë të mirë të presim nga diskutimet për Kosovën sepse nuk jemi as në dialog – jo me dëshirën tonë por me dëshirën e atyre që as nuk duan ta zbatojnë atë që kanë nënshkruar nëntë vjet më parë…. Ata as nuk e përmendin atë që është e rëndësishme, as nuk japin shpjegime se do të diskutohet dikur”, tha Vuçiq.

Ai tha se “me Kurtin ai dialog është inekzistent”.

/GazetaSinjali/