38 mijë e 400 doza të vaksinave antiCOVID, të llojit AstraZeneca, do të vijnë në Kosovë të mërkurën, shkruan Gazeta Sinjali.
Këto vaksina janë ndarë për Kosovën përmes programit COVAX.
Lajmi është bërë i ditur në uebfaqen e UNICEF-it. Sipas njoftimit, vaksinat pritet të arrijnë më 12 maj.
“Ministria e Shëndetësisë do të pranojë edhe 38 400 doza të tjera të vaksinës në kuadër të aleancës COVAX. Rrjedhimisht deri më tani duke llogaritur edhe 24 000 dozat që kemi pranuar javë më parë në total kemi 62 400 doza“, njoftoi MSH-ja.
Kjo është hera e dytë që “Gavi Covax” do të dërgojë në Kosovë vaksina antiCOVID.
Në dërgesën e parë arritën 24 mijë doza të AstraZenecas.
Deri atë kohë, Kosova ishte vendi i vetëm në Europë ku nuk kishte asnjë vaksinë të vetme.
Aktualisht në Kosovë janë 6 mijë e 559 raste aktive me COVID-19./Gazeta Sinjali/