image Të mavijosur dhe me lëndime të rënda, dalin pamjet e tre shqiptarëve që u rrahën barbarisht në Mal të Zi - VIDEO

Shqipëri

Të mavijosur dhe me lëndime të rënda, dalin pamjet e tre shqiptarëve që u rrahën barbarisht në Mal të Zi – VIDEO

news image

Mësohet se sot gjatë ditës tre shqiptarët ishin nisur për në Gjermani dhe janë rrahur sapo kanë zbritur nga trageti në Kotorr të Malit të Zi. Lajmi u denoncua përmes rrjeteve sociale nga familjarët e tyre, të cilët pretendojnë se ata u rrahën nga 6-7 persona të veshur me veshje ushtarake.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, ku lajmin e ka bërë të ditur edhe Policia që thanë se tre shqiptarë janë rrahur nga një grup prej 7 personash pa asnjë shkak.

Sot me date 06.01.2023 rreth orës 14.00 ne vendin e quajtur Zelenika ne afërsi te qytetit te Hercegnovit tre shtetas shqiptare me një mjet me targa gjermane janë sulmuar nga një grup prej 6 ose 7 personash pa asnjë shkak, duke i goditur fillimisht makinën dhe pas daljes se dy shtetasve shqiptare nga makina janë sulmuar fizikisht edhe këta shtetas duke ju krijuar plage ne pjese te ndryshme te trupit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Këta shtetas janë paraqitur në policinë lokale me Hercegnovi për ndihmë dhe janë trajtuar fillimisht na ana e mjekut ligjore ku janë konstatuar dëmtime të kategorizuar rrahje.

Nga ana e policisë malazeze iu është kërkuar të bënin denoncim por këta shtetas të frikësuar nuk kanë pranuar ta bëjnë një gjë të tillë deri në ardhjen e një avokati shqiptar.

Shtetasit e dëmtuar janë:

1- Klodjan Meaj

2- Azem Dervishi

3-Doris Kopaci.

/GazetaSinjali/