image Të hënën vendoset përfundimisht nëse do të numërohen votat e diasporës që erdhën me vonesë

Kosovë

Zgjedhjet/ Të hënën vendoset përfundimisht nëse do të numërohen votat e diasporës që erdhën me vonesë

news image

Edhe pas vendimit të Gjykatatës Supreme për votat e diasporës të cilat kanë ardhur me vonesë, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve ende nuk ka nisur numërimi i tyre. Për të nisur numërimin, KQZ-ja po pret edhe fjalën e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

“Sipas vendimit, PZAP-ja duhet të rivendosë lidhur me çështjen në fjalë. KQZ-ja do të presë vendimin e këtij institucioni dhe do të veprojë në përputhje me vendimin e tij”, kanë konfirmuar nga KQZ.

Ndërsa, nga PZAP-ja kanë deklaruar se të hënën do të vendoset rreth kësaj çështje.

Deri më tani janë numëruar votat e rregullta, votat e diasporës që kanë ardhur në afatin e rregullt kohor, votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Nga numërimi i këtyre votatve rezultati i përgjithshëm e nxjerr të parën Lëvizjen Vetëvendosje, të dytën Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe në vendin e tretë Partinë Demokratike të Kosovës.

Së fundi janë numëruar votat me kusht ku prin Lëvizja Vetëvendosje, me 6 mijë e 783 vota, pastaj PDK-ja me 5 mijë e 330 vota dhe LDK-ja me 4 mijë e 892 vota. /Gazeta Sinjali/