Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë punimet më 6 dhjetor, e hënë, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali ka siguruar rendin e ditës së kësaj seance.
Ndër të tjera, të hënën deputetët do të votojnë për Projektligjin për Ratifikimin e Ndryshimit të Marrëveshjeve Ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10.
Përfaqësuesit e popullit po ashtu do të votojnë për emërimin e kryetarit dhe katër anëtarëve të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit; për zgjedhjen e një kandidati për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore.
Deputetët gjithashtu pritet të zgjedhin anëtarët e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.
Në rend dite është edhe zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës./GazetaSinjali/