image Të hënën nis sesioni vjeshtor i Kuvendit, kërkohen sanksione ndaj deputetëve që mungojnë në seanca

Politikë

Të hënën nis sesioni vjeshtor i Kuvendit, kërkohen sanksione ndaj deputetëve që mungojnë në seanca

news image

Këtë të hënë Kuvendi i Kosovës do të filloj sesionin vjeshtor ku pritet të procedohen 14 projektligje nga sesioni i kaluar, si dhe 193 të tjera që janë në agjendën legjislative vjeshtore, transmeton Gazeta Sinjali.

Shoqëria civile vlerëson se duhet të ketë një reformë për mënyrën se si kompensohen deputetët për punën e tyre. Gjithashtu ata mendojnë se deputetët duhet të sanksionohen me pagë për mungesat që i bëjnë në Kuvend.

Agnesa Haxhiu nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se Kuvendi i Kosovës, duhet të vendos prioritete.

“Mendoj se Kuvendi i Kosovës duhet të vendos prioritete edhe këto planet për këtë periudhën e mbetur të vitit të jenë më realiste në përputhje edhe me afatin kohor që ka mbetur deri në përfundim të vitit 2021”, tha Haxhiu për RTV Dukagjinin .

Kurse Erblin Hoxha nga Lëvizja Fol, ka thënë se deputetët që mungojnë në seanca duhet të sanksionohen me pagë.

“Jo vetëm që duhet të ketë sanksione për deputetët që mungojnë, por duhet që edhe mënyra që ajo kompensohen dhe si e shohin rolin e tyre brenda Kuvendit të ndërroj rrënjësisht”, tha Hoxha.

/Gazeta Sinjali/