image Të hënën mbahet seanca, debatohet edhe për sigurimin e vaksinave antiCOVID

Politikë

Të hënën mbahet seanca, debatohet edhe për sigurimin e vaksinave antiCOVID

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka bërë të ditur se Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të hënën të jetë debati parlamentar i kërkuar nga kjo parti, lidhur me situatën me COVID-19 dhe sigurimin e vaksinën antiCOVID.

Tahiri ka thënë se situata me pandeminë është e rëndë ku çdo ditë po vdesin dhjetëra persona dhe Kosova është vendi i fundit në Evropë sa i përket vaksinimit.

Ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit,  ka thënë s’po shihet një angazhim nga Qeveria Kurti për sigurimin e vaksinës;

“Jemi vendi i fundit në sigurimin e vaksinës, jemi keq, numri i të vdekurve po rritet.Është lajm i mirë që disa nga institucionet e rëndësishme kanë dhënë shenja për furnizimin e Kosovës me vaksina, por nuk po shohim angazhim të Qeverisë së Kosovës, sikurse nga qeveritë e rajonit”, ka thënë Tahiri.

Ai ka ftuar kryeministrin Kurti dhe ministrin Vitia të jenë pjesë e kësaj seance./Gazeta Sinjali/