image Të hënën fillon “Java e filmit të Maqedonisë” në Prishtinë

Kosovë

Kulturë/ Të hënën fillon “Java e filmit të Maqedonisë” në Prishtinë

news image

“Kosovafilmi” në bashkëpunim me Kinotekën e Maqedonisë, do të organizojë të hënën me 2 dhjetor 2019, në Prishtinë “Javën e filmit të Maqedonisë”.

Filmi i parë do të shfaqet në orën 20:00 në kinemanë ABC.

Sipas njoftimit të Kosovafilmit, shikuesve të kryeqytetit do t’u prezantohet aktori i njohur Meto Jovanovski, që interpreton rolin kryesor në filmin e mbrëmjes dhe drejtori i Kinotekës së Maqedonisë Vladimir Angelov.

Ndërkaq, në programin e paradites, “Kosovafilmi” në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, Programi i Regjisë së filmit, do të organizojnë debat me mysafirët Meto Jovanovski, profesor në Fakultetin Arteve në Shkup, (interpreton rolin kryesor në filmin “Gëzuar Vitin i Ri 49”) , me drejtorin e Kinotekës Vladimir Angelov dhe me drejtorin e Kosovafilmit, Gani Mehmetaj.

Debati do të zhvillohet në sallen e projeksionit, në objektin e Departamentit të Regjisë së Filmit, nga ora 12:00h.

“Java e filmit maqedonas” do të vijoje sipas këtij programi:

Në Kinemanë ABC- Prishtinë: Me datë: 02.12.2019 Ora: 20:00 Filmi: GËZUAR VITI ’49 (СРЕЌНА НОВА 49) Regjia: Stole Popov Viti: 1986 2h 5min

Me date: 03.12.2019 Ora: 20:00 Filmi : PARA SHIUT (ПРЕД ДОЖДОТ) Regjia: Milcho Manchevski Viti: 1994 1h 53 min

Me datë: 04.12.2019 Ora: 20:00 Filmi: SHËRUESI (ИСЦЕЛИТЕЛ) Regjia: Gjorce Stavreski Viti: 2017 1h 38min

Me date : 06.12.2019 Ora: 20:00 Filmi : NATË MJALTI (МЕДЕНА НОЌ) Regjia: Ivo Trajkov Viti: 2015 1h 29min

Me date: 07.12.2019 Ora: 20:00 Filmi : ZOTI EKZISTON, EMRI I SAJ ËSHTË PETRUNYA (БОГ ПОСТОИ, НЕЈЗИНОТО ИМЕ Е ПЕТРУНИЈА) Regjia: Teona Strugar Mitevska Viti: 2019 1h 40min / Gazeta Sinjali/