image Të hënën fillon faza e katërt e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë

Sociale

Të hënën fillon faza e katërt e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë

news image

Të hënën e ardhshme, më 20 korrik, fillon faza e katërt e dezinsektimit hapësinor në komunën e Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu bëri të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili tha se qytetarët në këtë proces janë partnerë të rëndësishëm.

Andaj, Ahmeti ka apeluar qytetarët që gjatë kohës së dezinsektimit, t’i mbajnë dritaret e mbyllura dhe të kufizojnë daljet së paku për një orë.

“Gjithashtu, ju rikujtojmë që shoqatat e bletarëve duhet të kanë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe”, ka shkruar i pari i kryeqytetit në Facebook.

Më poshtë gjeni orarin e dezinsektimit hapësinor për të gjitha lagjet dhe fshatrat e Prishtinës./Gazeta Sinjali/