image Të gjithë klientët që ishin në lokalin e shqiptarëve në Vjenë duhet të testohen për COVID-19

Diasporë

Të gjithë klientët që ishin në lokalin e shqiptarëve në Vjenë duhet të testohen për COVID-19

news image

Për shkak të një rasti të dyshuar me COVID-19, stafi i një klubi që menaxhohet nga dy shqiptarë, të martën kanë njoftuar se të gjithë ata klientë që kanë vizituar këtë lokal nga data 17-24 gusht, duhet ta bëjnë testin për COVID-19, shkruan heute.at.

“Loco Bar”, që menaxhohet nga dy shqiptarë, është një nga lokalet më të famshme në Wiener Gürtel dhe një nga më të frekuentuarit nga rinia dhe studentët në Vjenë të Austrisë, transmeton Gazeta Sinjali.

“Le të rrimë bashkë këto ditë dhe të përpiqemi të përmbahemi me virusin e koronës. Kërkojmë falje për bezdisje, por kohët e veçanta kërkojnë masa të veçanta. Ne kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju dëshirojmë shëndet të mirë!“, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

Lokali është i njohur për çmimet  e lira të pijeve të cilat janë edhe arsye e frekuentimit të madh të të rinjve dhe studentëve që jetojnë në kryeqytetin austriak.

Sipas gazetës heute.at, i gjithë stafi është testuar, ndërsa dy nga punëtorët kanë rezultuar pozitivë ndonëse nuk kishin simptoma. Megjithatë, lokali është duke punuar normalisht. /Gazeta Sinjali