image Të gjitha pikat e seancës së të hënës, debatohet për 100 ditshin e Qeverisë Kurti 2

Politikë

Të gjitha pikat e seancës së të hënës, debatohet për 100 ditshin e Qeverisë Kurti 2

news image

Të hënën, më 2 gusht, Kuvendi i Kosovës, do të mbajë seancën e radhës plenare, duke filluar nga ora 10:00, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka siguruar rendin e ditës të kësaj seance.

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar nga shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, në këtë seancë do të mbahet debat parlamentar për punën 100 ditore të Qeverisë Kurti.

Përveç kësaj pike, të hënën, deputetët do të shqyrtojnë propozim-vendimin e Qeverisë së Kosovës për themelimin e institucionit të Operës së Kosovës, si institucion i shërbimit publik.

Po ashtu, të zgjedhurit e popullit pritet që të votojnë për zgjedhjen e kryesuesit dhe dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, si dhe tre anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave./Gazeta Sinjali/