image “Të fala nga Beogradi, patëm urdhër të të likuidojmë”/ Nën kërcënimin e armës grabitet 28-vjeçari në veri, i marrin cigaret në vlerë të 23 mijë eurove

Siguri

“Të fala nga Beogradi, patëm urdhër të të likuidojmë”/ Nën kërcënimin e armës grabitet 28-vjeçari në veri, i marrin cigaret në vlerë të 23 mijë eurove

news image

Një grabitje ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30 në fshatin Krajkovë të Leposaviqit në veri të vendit, ku nën kërcënimin e armës, persona të panjohur kanë marrë mall nga një 28-vjeçar kosovar, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet e veta se bëhet fjalë për grabitjen e rreth 30 pakove me cigare të llojeve të ndryshme, vlera e të cilave kap shifrën e rreth 23 mijë eurove.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se 28-vjeçari kishte bërë marrëveshje për shitblerjen e cigareve përmes telefonit me një person i cili i ishte prezantuar me emrin ‘Dragan‘ dhe kishte thënë se është nga Pozharevci dhe ato i duhen për kompaninë të cilën ka pretenduar se e ka të regjistruar në pjesën jugore të Mitrovicës.

Po gjithçka ka ndryshuar momentin që personat në fjalë janë takuar personalisht, ku me të ngarkuar mallin në automjetin me të cilin kishte ardhur që ta marrë ‘Dragani’, ky i fundit i është afruar  me armë, duke i thënë se “ke përshëndetje nga dikush nga Beogradi, që ka urdhëruar me të likuidu, por unë s’po e bëj po veç po i marr cigaret”.

Me të përfunduar ‘punë’, i dyshuari bashkë me një person tjetër në moshë të re, është larguar me kamionetën e cila nuk kishte targa regjistrimi.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme, por që personat e dyshuar ende nuk janë identifikuar.

Ndërkohë me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Grabitje’.

/GazetaSinjali/