image Të enjten mbyllet segmenti Kijevë-Dollc, ndërpritet qarkullimi pasdite

Sociale

Të enjten mbyllet segmenti Kijevë-Dollc, ndërpritet qarkullimi pasdite

news image

Foto ilustruese


Ministra e Infrastrukturës ka njoftuar për mbyllje të rrugës Prishtinë-Pejë, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3.

Sipas njoftimit, të enjten në trasen e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9., Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi Nr.4  i masave shkëmbore nga ana e majtë e zgjerimit të rrugës.

“Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.

Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohorë: Nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës!” – ka njoftuar ministria, transmeton Sinjali.

/GazetaSinjali/