image Të enjten mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kosovë

Të enjten mblidhet Kryesia e Kuvendit

news image

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, të enjten do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në njoftimin për shtyp bëhet e ditur se duke filluar nga ora 11:00, do të diskutohen pikat e rendit të ditës si vijon:

Caktimi i Seancës solemne për adresimin e ish Kryeministrit të Britanisë së Madhe, SH. T. Z. Tony Blair, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës,

Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 28 mars 2024:

Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.

III. Seanca plenare e shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 24 maj 2024:

Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tre vjet qeverisje e të tjera.

/GazetaSinjali/