image Të dyshuarit për vrasjen në Mitrovicë gjenden në arrati

Siguri

Të dyshuarit për vrasjen në Mitrovicë gjenden në arrati

news image

Sinjali pak më parë raportoi se një person është therur për vdekje pas mesnatës në rrugën “Artim Jashari” në Mitrovicë. Dy të dyshuarit për këtë vrasje ndodhen në arrati.

Policia ka njoftuar se ngjarja dyshohet se ndodhi pas një zënke që kishin mes vete viktima dhe dy të dyshuarit.

Gjatë përleshjes dyshohet se viktima është sulmuar me thikë nga dy të dyshuarit dhe nga plagët e marra ka humbur jetën në QKUK.

Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

/GazetaSinjali/