Në aksionin e policisë së Kosovës që u zhvillua sot në mëngjes në Kaçanik lidhur me vrasjen e e rreshterit të policisë, Muhamed Lika, më 1 prill, ka rezultuar me arrestimin e disa personave, shkruan Gazeta Sinjali
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se janë arrestuar 7 persona, të cilët dyshohen se kanë qenë të përfshirë në këtë vrasje.
Siç ka marrë vesh Gazeta Sinjali, disa nga të arrestuarit janë Rejhan Bela i lindur më 2007, Haki Bela i lindur më 1999 dhe Rilind Murati i lindur më 2003.
Derisa, në një profil të famshëm në rrjetin social “TikTok”, Haki Bela dhe Rilind Murati janë ekspozuar në disa video duke duke ligjëruar çështje mbi islamin.
Profili i tyre quhet “Rinia Islame Kaçanik”, ku në këtë faqe janë shpërfaqur edhe përmbajtje të disa hoxhallarëve.