image “Të dërgojmë trupat e NATO-s në Ukrainë”- Moska i përgjigjet presidentit Macron

Botë

“Të dërgojmë trupat e NATO-s në Ukrainë”- Moska i përgjigjet presidentit Macron

news image

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka reaguar në lidhje me sugjerimin e Presidentit Emmanuel Macron se për të dërguar në Ukrainë trupat e NATO-s.

Në një deklaratë për media këtë të mërkurë, Zakharova tha se Rusia tashmë po sheh një numër në rritje të shtetasve francezë mes të vrarëve në luftën në Ukrainë.

Ajo shtoi se nëse Franca dërgon trupa në fushëbetejë, ato do të bëhen objektiva për ushtrinë ruse.

“Vetë Macron e shpjegon këtë retorikë me dëshirën për të krijuar një lloj “pasigurie strategjike” për Rusinë”, tha ajo.

Zakharova u ndal dhe te pretendimet britanike për përfshirjen e agjentëve rusë në shkaktimin e zjarrit në një ndërtesë në Londër.

Ajo tha se Rusia i konsideronte akuza të tilla provokuese dhe shtoi se Rusia nuk ka kryer kurrë sulme sabotuese kundër objektivave civile.

/GazetaSinjali/