image Të burgosurat në Lipjan, fillojnë mbjelljet pranverore

Sociale

Të burgosurat në Lipjan, fillojnë mbjelljet pranverore

news image

Në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, të burgosurat po vazhdojnë me rutinat dhe aktivitete e tyre të përditshme.

Në kuadër të punës së organizuar nëpër institucione korrektuese, të burgosurat në këtë qendër kanë filluar të bëjnë mbjelljet pranverore, siç janë mbjellja e domateve dhe specave.

“E gjithë puna është  kryer nga të burgosurat e kësaj qendre, ndërsa është udhëhequr dhe mbikëqyrur nga Njësia Ekonomike SHKK-së dhe stafi i Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

/GazetaSinjali/