image Të bllokuar për dy javë, nxirren të gjallë 11 minatorë kinez

Botë

Të bllokuar për dy javë, nxirren të gjallë 11 minatorë kinez

news image

Njëmbëdhjetë punëtorë të bllokuar për dy javë nga një shpërthim brenda një miniere ari në Kinë u nxorën shëndosh e mirë.

Një punëtor u raportua të ketë vdekur nga një plagë në kokë pas shpërthimit që depozitoi sasi masive rrënojash në bosht të minierës më 10 janar, ndërsa miniera ishte ende në ndërtim e sipër, shkruan AP, përcjell Gazeta Sinjali.

Fati i 10 të tjerëve që ishin në atë kohë nën tokë nuk dihet teksa autoritetet kanë arrestuar menaxherët e minierës, për shkak të vonimit në raportimin e aksidentit.

/Gazeta Sinjali/