Shtetasi rus, Denis Vengerskii, i shpallur “non-grata” nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe nga Presidenca, është parë gjatë ditës se djeshme në qendër të Prishtinës, vetëm 200 metra larg Qeverisë dhe Presidencës, ka raportuar ‘Zona Zero’.
E gjithë ajo zhurmë që ishte bërë pas dëbimit të dy rusëve nga MPJD dhe Presidenca e Kosovës, nuk duket të ishte edhe aq efikase, pasi që vetëm disa ditë pas largimit të tyre, njërit nga dy rusët e dëbuar nga territori i Kosovës, Denis Vengerskii, është parë në qendër të Prishtinës.
Klikoni KËTU për ta parë videon.
Me anë të një shkrimi në Facebook, të datës 22 tetor, presidentja Vjosa Osmani kishte publikuar kërkesën e saj dhe të MPJD për shpalljen e dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë “non-grata”, ndërsa kishte thënë se ky veprim vjen për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, i cili ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev janë identifikuar nga llupa e institucioneve të Kosovës, të cilat kanë dalë në përfundim se veprimtaria e tyre cenon sigurinë kombëtare.
Ndërsa, zyrtari tjetër, Alexey Kryvosheevi i shpallur “non-grata” në Kosovë ishte dëbuar edhe nga Shqipëria./GazetaSinjali/