“Falklore” titullohet befasia që Taylor Swift ua ka bërë fansave të saj. Mbretëresha e muzikës pop e ka nxjerrë në mesnatë albumin e saj të tetë, të përbërë tërësisht nga këngë të reja.
‘Shumë nga gjërat që kisha përgatitur të bëja këtë verë nuk janë realizuar, por kam diçka që nuk e kisha programuar dhe që në fakt ndodhi’, ka shkruar fituesja e dhjetë çmimeve Grammy në profilin e saj Instagram.
Koleksioni i këngëve përfshin tituj si “Epiphany”, “Peace”, “The Last Great American Dinasty” e “Illicit Affairs”, dhe është albumi i tetë i artistes dhe e para pas ‘Lover’ të 2019. /Gazeta Sinjali