Ja sesi të përgatisni tavë me makarona me djathë për 8-10 persona në vetëm 35 minuta.
Përbërësit:
2 qese makarona, 2 kupa* spinaq të freskët, ½ kupë* jogurt të dhisë apo kefir, 1 spec zile të kuq, të prerë, kripë dhe piper, në sasi të dëshiruar, ¼ lugë çaji pluhur qepe, ¼ lugë çaji pluhur hudhre dhe 1 kupë = 100 gr.
Udhëzimet për ta përgatitur recetën”
Për ta përgatitur këtë recetë ngrohni furrën deri në 175 gradë Celsius dhe lyejeni një tepsi me dimension 22x33cm.
Gatuani qeset e makaronave dhe më pas shtojeni në tepsi. Pastaj shtoni 2 kupa spinaq të freskët mbi makarona.
Shtoni ½ jogurt të dhisë apo kefirin mbi spinaq.
Pastaj shtoni pjesën e mbetur të përbërësve: 2 kupa të djathit të grirë të dhisë, një spec zile të kuq të grirë, ¼ lugë çaji me pluhur qepe, dhe ¼ lugë çaji me pluhur të hudhrës, kripë dhe piper me sasi sipas dëshirës.
Përdorni lopatëzën për të përzier gjithçka deri sa të kombinohen mirë.
Pastaj mbulojeni tavën me më shumë djathë të dhisë dhe futeni në furrë për 30 minuta ose derisa të kthehet në ngjyrë kafe./Sinjali/