image Taste the TV, ekrani i televizorit që mund ta shijoni - Sinjali

Taste the TV, ekrani i televizorit që mund ta shijoni

news image

Një prototip i një ekrani televizori që njerëzit mund ta lëpijnë për të provuar shije të ndryshme ushqimesh është krijuar nga një profesor japonez.

Pajisja është quajtur Taste the TV dhe ka 10 bombola që rrotullohen në ekran dhe spërkasin një film plastik me shije të ndryshme.

Profesori Homei Miyashita, i Universitetit Meiji tha se mund të përdoret për të trajnuar kuzhinierët dhe somelierët në distancë. Ai tha se nëse televizori prodhohet në masë do të kushtojë 875 dollarë.

Profesori deklaroi për “Reuters” se pajisja është krijuar me qëllimin që njerëzit të krijojnë ndjesinë sikur janë në një restorant në anën tjetër të botës edhe pse me të vërtetë janë në shtëpinë e tyre.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin