image "Tash po dëgjoj që ministri Rakiq paska kompani"/ Sveçla për kamionët që bllokuan rrugët në veri

Politikë

“Tash po dëgjoj që ministri Rakiq paska kompani”/ Sveçla për kamionët që bllokuan rrugët në veri

news image

Sot u raportua se kamionë të kompanisë së pastrimit në Mitrovicën Veriore, “Standard”, ku drejtor figuron të jetë ministri i Qeverisë Kurti, Goran Rakiq, po bllokojnë rrugën në veri, pas aksionit të Policisë së Kosovës.

Për këtë çështje në një konferencë për media është pyetur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, shkruan Sinjali.

Ai ka thënë se ky rast duhet të hetohet dhe se askush nuk është mbi ligjin.

“Tash po dëgjoj që ministri Rakiq paska kompani. Është çështje e hetimeve policore, po kërkoj nga drejtori që të hetohet. Askush, ama askush nuk është mbi ligjin. Kushdo që shkel ligjin do të vihet para drejtësisë”, tha Sveçla.

/GazetaSinjali/