image Tarifat e BE-së në makinat elektrike kineze hyjnë në fuqi këtë javë

Evropë

Tarifat e BE-së në makinat elektrike kineze hyjnë në fuqi këtë javë

news image

Tarifat e Bashkimit Evropian, deri në 35.3 për qind në makinat elektrike të Kinës, do të hyjnë në fuqi të enjten.

Sipas një dokumenti të Komisionit Evropian të publikuar online, tarifat pritet të zbatohen për pesë vjet, përveç taksës standarde prej 10 për qind të Bashkimit Evropian në import të makinave.

Kompanitë kineze të prekura nga tarifat janë BYD, me 17 për qind taksë shtesë, Geely me 18.8 për qind dhe SAIC me 35.3 për qind, sipas Komisionit.

Ky hap i fundit pritet të publikohet në Gazën Zyrtare të bllokut evropian, të mërkurën.

Tensionet për eksportet kineze janë rritur në muajt e fundit, pasi Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kanë akuzuar Pekinin se po përkrah sektorët, sikurse ai i teknologjisë së gjelbër, me subvencione masive shtetërore.

Prodhuesit në Kinë që kanë bashkëpunuar në hetimet e BE-së, janë bërë subjekte të tarifës prej 20.8 për qind.

/GazetaSinjali/