image Taravari: Tërmeti ndodhi sot, dridhjet do të ndihen më 8 maj

Rajon

Taravari: Tërmeti ndodhi sot, dridhjet do të ndihen më 8 maj

news image

Kandidati për president nga radhët e opozitës shqiptare, Arben Taravari tha se sot ka ndodhur një tërmet që dëshmohet me pjesëmarrjen e madhe të votuesve, ndërsa sipas tij më 8 maj do të ndihen dridhjet.

Ai tutje shtoi se votat e shqiptarëve nuk duhet të preken dhe se ndryshim ndodhet brenda kutive të votimit.

“Jemi te lumtur që kemi fituar votën e shqiptarëve. Ndryshimi ndodhet brenda kutive të votimit. Këtë e dëshmon edhe jehona e madhe e votuesve. Vota e shqiptarëve nuk duhet të preket. Tërmeti nisi sot me pjesëmarrjen e madhe, ndërsa dridhjet e mëdha do të jenë më 8 maj, në zgjedhjet parlamentare”, tha Taravari.

/GazetaSinjali/