image Talat Xhaferi uron Kosovën për 15-vjetorin e pavarësisë, përmend Rugovën e Jasharin

Rajon

Talat Xhaferi uron Kosovën për 15-vjetorin e pavarësisë, përmend Rugovën e Jasharin

news image

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, përmes një postimi në facebook ka uruar 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Ai shpalljen e pavarësisë së Kosovës e cilësoi si një vendim historik të përgjegjshëm, të shumëpritur dhe tej mase të guximshëm të qytetarëve kosovarë dhe Republikës së Kosovës.

Rëndësi të veçantë i dha figurës së ish presidentit, Ibrahim Rugova dhe familjes Jashari për ndërtimin e një shteti të lirë dhe të pavarur.

“Vizioni i burrështetasve Rugova, Jashari, largpamësia, mençuria dhe vullneti i palëkundshëm për ndërtimin e një shteti të lirë dhe të pavarur ishte rruga që e trasuan dhe plot 15 vite e ndjekin me devotshmëri gjeneratat e reja, duke e kompletuar imazhin e Republikës së Kosovës bashkëkohore, demokratike, progresive dhe paqedashëse”, shkroi ai.

Xhaferi mes tjerash uron Kosovën që t’i gëzojë edhe shumë përvjetorë në paqe, mirëqenie dhe reflektim pozitiv dhe të respektueshëm në rajon dhe më gjerë.

/GayetaSinjali/