Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj janë parë sot së bashku në një ndejë.
Kurti dhe Haradinaj janë parë në shoqërimin e njëri-tjetrit, në shënimin e Ditës Kombëtare të Bullgarisë, që po mbahet tani.
Kohëve të fundit, të dy kanë pasur përplasje mes vete, sidomos pas paralajmërimit për heqje të taksës për produktet serbe dhe boshnjake.
Kujtojmë se Kurti të premten e kaluar kishte ftuar në takim ish-kryeminstrin Haradinaj për të biseduar rreth çështjeve nacionale./Gazeta Sinjali/