Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka zhvilluar sot një takim të paparalajmëruar me kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmetin.
Shumë takime politike dhe shumë vendime pritet të ndodhin këtë javë në Kosovë, kur edhe pritet të mbahet seanca për shpërndarjen e Kuvendit.
Derisa PSD, që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti sot në mesditë pritet të merr vendimin për një koalicion parazgjedhor me AAK-në e Ramush Haradinajn, Ahmeti ndodhet në takim me kreun e LDK-së, Isa Mustafën.
Ky takim po mbahet në një nga restorantet e kryeqytetit, dhe ka filluar që shumë kohë.
Nuk dihet se për çfarë po bisedojnë ata, por dihet se LDK kanë deklaruar se do hyjnë në koalicione parazgjedhore vetëm nëse këtë e bëjnë edhe partitë e tjera, në të kundërtën shkojnë të vetëm.