image Takimi Trump–Putin në pritje

Botë

Takimi Trump–Putin në pritje

news image

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është i gatshëm të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Kremlini pohoi të enjten se Moska dhe Uashingtoni ishin dakorduar “në parim” për një takim ballë për ballë midis Putinit dhe Trumpit.

“U ra dakord në parim për të mbajtur një takim bilateral në ditët në vijim, pra një takim midis presidentit Vladimir Putin dhe Donald Trump,” tha ndihmësi i Putinit, Yuri Ushakov, duke shtuar se sipas tij, kjo iniciativë vinte “në propozimin e palës amerikane.”

Por Shtëpia e Bardhë nuk ka konfirmuar zyrtarisht ndonjë takim të tillë – asnjë referencë nuk është bërë gjatë një konference për shtyp të mërkurën. Madje, është përmendur vetëm ideja e një takimi të mundshëm trilateral mes liderëve të SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës.

Një takim i tillë do të përbënte një hap historik drejt arritjes së paqes në Ukrainë. Që nga shpërthimi i pushtimit rus në shkurt 2022, asnjë udhëheqës, përfshirë ish-presidentin Joe Biden, nuk ka arritur të mbledhë të dyja palët në një tavolinë të përbashkët.

Megjithatë, Kremlini duket i rezervuar ndaj idesë së një takimi Trump–Zelenskiy.

“Së pari, ne propozojmë të përqendrohemi në përgatitjen e një takimi bilateral me Trumpin dhe e konsiderojmë të rëndësishme që ky takim të jetë i suksesshëm dhe efektiv,” tha Ushakov.

Shënim: Ky artikull ka pasur më parë përmbajtje që, pas verifikimit nga Faktoje.al, rezultoi të jetë e pasaktë. Përmbajtja është përditësuar dhe korrigjuar nga redaksia për të reflektuar informacionin e saktë. Versioni i mëparshëm nuk është më i vlefshëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/