Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbajtur takimin përmbyllës të fushatës në Durrës, ku ka kërkuar votën e qytetarëve aty, shkruan Gazeta Sinjali.
Rama deklaroi se ka për qëllim të marrë nëntë ulëse në Kuvendin shqiptar me kandidatët e këtij qyteti.
Krah tij ka qenë edhe këngëtari shqiptar, Noizy.
“Dua ta nis me një urim të veçantë, se qysh i vogël kam kaluar në këtë shesh. Kam dashur shumë që ky shesh të ndryshojë dhe, së bashku me kryetarin e bashkisë, e transformuam këtë shesh dhe para pak ditësh, kur Ani më çoi fotografinë e kënetës kur ishte mbledhur këtu, mu duk sikur kishin dalë leshterikët e bregut atje dhe ishin bërë lëmsh këtu”.
“Kështu që faleminderit që erdhët dhe e pastruat komplet atë imazh. Se nuk mundesha dot ta përballoja idenë se ai lëmsh i leshterikëve kishte lënë një hije këtu në këtë shesh. Edhe siç e fshitë ju këtë lëmsh me atë masivitet, me këtë dallgë të dalë nga deti, kështu Durrësi, qarku i Durrësit, do t’i japë një shtytje edhe më të fortë leshterikëve në 11 maj. Një shtytje që do t’i rrudhë edhe më shumë”, ka thënë Rama.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!