image Takimi O’Brien, Escobar, Lajçak: Koordinuam strategjitë për ta çuar përpara Kosovën e Serbinë në dialog

Politikë

Takimi O’Brien, Escobar, Lajçak: Koordinuam strategjitë për ta çuar përpara Kosovën e Serbinë në dialog

news image

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka njoftuar për diskutime të rëndësishme me emisarin amerikan, Gabriel Escobar dhe atë evropian, Miroslav Lajçak për koordinimin e strategjive për të çuar përpara Kosovën dhe Serbinë në dialog.

Ai tha se SHBA e mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi, si rrugë drejt marrëdhënieve paqësore dhe produktive mes dy vendeve.

“Diskutime të rëndësishme me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin e BE-së Miroslav Lajcak sot. Ne koordinuam strategjitë për të çuar Kosovën dhe Serbinë përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. SHBA-ja mbështet fuqishëm Dialogun si rrugë drejt marrëdhënieve paqësore dhe produktive”, tha ai.

/GazetaSinjali/