image Takimi Kurti-Vuçiq: Edhe Escobar shkon në Bruksel

Politikë

Takimi Kurti-Vuçiq: Edhe Escobar shkon në Bruksel

news image

I dërguari i SHBA-sëpër Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esocbar po qëndron në Bruksel, aty ku pritet të mbahet takimi mes kryeministrit të Kosoëvs, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kështu ka bërë të ditur korrespodentja e RTK-së, Gjeraqina Tuhina nga Brukseli.

Ajo nuk ka arritur të konfirmojë nëse Escobar do të marrë pjesë në takimet mes palëve, por ka thënë se ai është parë në Bruksel.

“Në qytet gjendet edhe Gabriel Escobar, akoma nuk ka konfirmim se do t’i takojë palët por vetëm prezenca e tij tregon edhe për presion e pritjet e larta që ka jo vetëm BE-ja por edhe Amerika që ky takim të rezultojë pozitivisht.” – ka thënë ajo në lidhje direkte.

Gjithashtu ajo ka thënë se ky është një nga takimet më të rëndësishme në 10 vitet e fundit.

“Konsiderohet ndër takimet më të rëndësishme në 10-vjetorin e fundit, sidomos pas marrëveshjes së Brukselit në vitin 2013. Pritet nga palët ta përkrahin planin gjerman, pra jo ta nënshkruajnë, por ta përkrahin. Të konfirmojnë se e pranojnë propozimin franko-gjerman. Teksti i propozimit nuk është subjekt i diskutimit, por vetëm aspektin kalendarit të zbatimit të këtij plani”, tha Tuhina.

Ajo tutje citoi një diplomat evropian, i cili ka deklaruar se sa më shumë që zgjatë takimi më të mëdha janë mundësitë për sukses. Tuhina foli edhe për një deklaratë të fundit nga zëdhënësi Peter Stano.

“Peter Stano konfirmoi se Brukseli pret sjellje evropiane nga liderët e Kosovës dhe Serbisë dhe rikujtoi se rrugëtimi evropian kalon nëpërmjet dialogut andaj edhe pritet përparim urgjent në mënyrë që të qetësohen situatat në terren. Të citojmë një zyrtar të lartë evropian i cili tha së më shumë që zgjatë takimi, aq më shumë mundësi për sukses”, tha Tuhina në RTK.

/GazetaSinjali/