image Takimi i Ohrit, Osmani: Duhet t’i inkurajojmë palët përmes shembullit tonë

Kosovë

Takimi i Ohrit, Osmani: Duhet t’i inkurajojmë palët përmes shembullit tonë

news image

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në një intervistë për “Ballkan Update” ka folur edhe për takimin që do mbahet nesër në Ohër mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiq. Ai tha se Ohri nuk është zgjedhur rastësisht për këtë takim, pasi historia e ka dëshmuar se Maqedonia e Veriut ka bërë marrëveshje të duhura, sa i takon hapave, për arritjen e fqinjësisë së mirë.

“Ka njerëz që e quajnë Ohri 2, për shkak të historisë së të marrëveshjes së Ohrit 2001. Për ne është ditë e rëndësishme, sepse është mirënjohje për RMV Në skenën ndërkombëtare, RMV nga një konsensus i sigurisë është kthyer në kontribuues për sigurinë në Ballkan. Një shtet me modele unike, të cilat japin shembuj për vendet e tjera dhe demokracia e brendshme funksionale, kultura e dialogut dhe kompromise me fqinjët.”, tha ai.

Ai u ndal tek marrëveshja historike e Ohrit në vitin 2002, të cilën Osmani e cilësoi historike dhe shembull për t’u ndjekur nga vendet e tjera të rajonit. Ai theksoi se marrëveshje e 2001, është marrëveshja, e cila është implementuar plotësisht në një prej territoreve të ish-Jugosllavisë.

“Kjo marrëveshje është historia më e suksesshme e SHBA dhe Brukselit në territorin e ish-Jugosllavisë. Ajo është e marrëveshje implementuar dhe produkti i saj është Maqedonia e sotme. Ky takim është mirënjohje më e mirë për këtë pozicion të ri të vendit”, tha ai.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut thotë se palët dialoguese do gjejnë në Ohër klimën e duhur për gjetjen e shtegut, përmes të cilit do të hapeshin rrugët për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne jemi mikpritës të dialogut. Natyrisht përveç aspektit logjistik të organizmit të ngjarjes, ne krijojmë mundësi për një dialog më të lirë të palëve, pa presione të mëdha, siç mund të jenë në Bruksel, por dhe mundësisë për t’i  takuar palët dhe inkurajuar ato që të ndjekin shembullin e RMV. RMV ka marrë vendime të guximshme, të cilat në fillim kanë qenë shumë jopopullore, por njerëzit janë bindur se këto janë rrugë të vetme që kanë garantuar rrugën atlantike dhe njerëzit pastaj e ndjekin. Ky është kontributi i yni, t’i inkurajojmë përmes shembullit tonë”, shtoi ai. /abcnews.al

/GazetaSinjali/