image Takimi Kurti - O'Brien, Hovenier: Ne presim që Kosova dhe Serbia të përmbushin të gjitha obligimet e BE-së

Politikë

Takimi Kurti – O’Brien, Hovenier: Ne presim që Kosova dhe Serbia të përmbushin të gjitha obligimet e BE-së

news image

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka cilësuar si produktiv takimin e kryeministrit Albin Kurti me Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien.

Hovenier tha se ShBA-të presin nga Kosova dhe Serbia që të përmbushin të gjitha obligimet e marra në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Në takimin që pati me Kurtin, O’Brien tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.

“Për të ecur përpara, nevojitet zbatimi i marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, duke përfshirë përparimin urgjent mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Diskutova hapat pozitivë të nevojshëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti”, shkroi O’Brien.

/GazetaSinjali/