image Takimi i kryenegociatorëve po vazhdon, përpjekje që palët të gjejnë zgjidhje për dinarin

Politikë

Takimi i kryenegociatorëve po vazhdon, përpjekje që palët të gjejnë zgjidhje për dinarin

news image

Për më shumë se gjashtë orë është duke u vazhduar takimi i sotëm i përbashkët i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit, me ndërmjetësimin e emisarit evropian, Miroslav Lajçak.

Rundi i ri i bisedimeve është edhe një përpjekje që palët të gjejnë zgjidhje për çështjen e ndalimit të përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Për këtë temë është duke u diskutuar për të shtatën herë radhazi.

Krejt kjo erdhi pasi më 1 shkurt, në Kosovë ka hyrë në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që parasheh euron si monedhën e vetme për kryerjen e pagesave.

Në të gjitha këto takime deri tani nuk është arritur një kompromis mes palëve, e për këtë çështje, bashkësia ndërkombëtare ka qenë kritike ndaj palës së Kosovës.

/GazetaSinjali/