image Tajlanda shënon 100 ditë pa raste të COVID-19

Shëndetësi

Tajlanda shënon 100 ditë pa raste të COVID-19

news image

Që nga 26 maji Tajlanda nuk ka shënuar asnjë rast të ri të infektimit me koronavirus.

Tajlanda është bërë vendi i tretë që shënon 100 ditë pa një infektim lokal të COVID-19, duke u bashkuar me Tajvanin dhe Zelandën e Re, sipas Bloomberg News.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, tetë raste të tjera me COVID-19 u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit dhe këto raste vijnë nga ata njerëz që udhëtuan nga jashtë. Këtu përfshihet një familje katëranëtarëshe amerikane, e cila ishte në karantinë pasi arriti në vend më 19 gusht.

Gjithsej numri i rasteve në Tajlandë ka shkuar në 3 mijë e 425, duke përfshirë 58 vdekje dhe 3 mijë 274 persona të shëruar.

Tajlanda shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në mars dhe mbylli kufijtë e saj për të huajt, pavarësisht ndikimit pasues në sektorin jetësor të turizmit në vend.

Qeveria filloi të lehtësonte disa kufizime në maj pasi rastet filluan të zvogëloheshin. /Gazeta Sinjali/