image Tajlanda regjistron vdekjen e parë nga Omicron - Sinjali

Tajlanda regjistron vdekjen e parë nga Omicron

news image

Tajlanda ka raportuar vdekjen e parë nga varianti shumë ngjitës i koronavirusit Omicron, tha një zyrtar shëndetësor.

Viktima është një grua 86-vjeçare nga provinca jugore e Songkhla, derisa Tajlanda zbuloi rastin parë të Omicron muajin e kaluar. Kjo çoi në rivendosjen e karantinës së detyrueshme për vizitorët e huaj.

“Gruaja është një paciente me Alzheimer e shtrirë në shtrat”, i tha Reuters zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë, Rungrueng Kitphati.

Ai tha se një vdekje e tillë pritej pasi vendi deri më tani ka raportuar mbi 10 mijë raste të Omicron, duke shtuar se Tajlanda nuk do të kishte nevojë për masa të mëtejshme kontrolli, raporton Reuters.

Vendi raportoi 8 mijë e 77 infeksione të reja dhe nëntë vdekje të dielën, duke e çuar numrin total në më shumë se 2.3 milionë raste dhe gati 22 mijë vdekje që nga fillimi i pandemisë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin