image Tahiri: ZRRE-ja ta zbatojë vendimin e Gjykatës së Apelit dhe mos të krijojë konfuzion

Politikë

Tahiri: ZRRE-ja ta zbatojë vendimin e Gjykatës së Apelit dhe mos të krijojë konfuzion

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se ZRrE-ja duhet ta zbatoj vendimin e Gjykatës së Apelit sa i përket tarifimit të energjisë elektrike dhe se ZRrE-ja, duhet ta përfill këtë vendim dhe mos të krijojë paqartësi tek KESCO.

“Ju e dini që PDK ka pas një angazhim të madh me ardhur deri të momenti ku do të pezullohen tarifat e shtrenjta të energjisë elektrike. Këtë gjë e kemi arrit. Gjykata e Apelit ka marr vendin që është në favorin e kërkesës tonë”, raporton GazetaSinjali.

“Ajo që është shqetësuese se lexojmë lajme se KESCO ka paqartësi nga ZRRE-ja për tarifat e energjisë elektrike të Kosovës pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Mendoj se këtu ZRRE-ja duhet ta ndal çfarëdo tendence që ka që të mos respektohet ky vendim. Ata kanë thënë vetë se do ta respektojnë vendimin e Gjykatës së Apelit, por siç duket nuk ka dhënë qartësi te KESCO”.

Tahiri thekson se vendimi i gjykatës është shumë i qartë dhe duhet të respektohet. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, ka kritikuar vizitën e stërzgjatur siç tha të kryeministrit Kurti në SHBA, duke qenë se nuk zhvilloi asnjë takim të rëndësishëm.

/GazetaSinjali/