Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka takuar Emisarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në kuadër të vizitës së këtij të fundit në vend.
Tahiri në profilin e tij në Facebook ka shkruar se diplomatit sllovak i ka kërkuar sqarim të saktë sa i përket arkivave të UÇK-së.
“Futja e dialogut, në tema sikurse ajo e arkivave të UÇK-së është gabim. Kërkova që për këtë temë të ketë sqarim të saktë dhe mos të lejohet manipulim në diskurs publik”, ka shkruar ai.
Kandidati për kryetar të Podujevës po ashtu tha se në takim me Lajçak ka theksuar se njohja reciproke është i vetmi rezultat që i duhet Kosovës nga dialogu. /GazetaSinjali/