image Tahiri për KEK: S’dihet a ka menaxhuar bordi, drejtori, Dejona apo Martini me mbi 600 milionë buxhet

Politikë

Tahiri për KEK: S’dihet a ka menaxhuar bordi, drejtori, Dejona apo Martini me mbi 600 milionë buxhet

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se që nga 23 prilli i vitit 2020, Korporata Energjetike e Kosovës udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Gjatë kësaj periudhe, Tahiri tha se buxheti i kësaj ndërmarrje tejkalon shumën prej 600 milionë euro, por që thotë se nuk dihet faktikisht se nga kush janë menaxhuar këto mjete.

“Ajo që vlen të theksohet është që nga 23 prilli i vitit 2020, Korporata Energjetike e Kosovës udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje, pra ka qenë Qeveria Kurti 1, kur me datë 23 prill 2020 emëron bordin e ri dhe drejtori e ri të KEK. Kemi hyrë në vitin e pestë kur KEK menaxhohet nga njerëzit e deleguar nga VV”.

“Nëse e shohim në total buxhetin që është shpenzuar në këto vite, e kalon shifrën prej 600 milionë euro që faktikisht nuk e dimë nga kush janë menaxhu. Nuk e dimë a janë menaxhu nga drejtori, a janë menaxhu nga bordi, a janë menaxhu nga Dejona, a janë menaxhu nga Nagipi apo nga Martini”, deklaroi Tahiri, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita.

/GazetaSinjali/