image Tahiri: Me VV-në s'mundesh as me i rritë pagat, as me i heq sanksionet, qysh me qeverisë me ta?

Politikë

Tahiri: Me VV-në s’mundesh as me i rritë pagat, as me i heq sanksionet, qysh me qeverisë me ta?

news image

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka hedhur poshtë çdo mundësi për një koalicion të mundshëm mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Jemi të bindur që me VV-në në koalicion nuk mund të bëjmë këtë vend më mirë. 2 vjet që jemi nën sanksione të BE-së, dallimet në qeverisje i kemi jashtëzakonisht të mëdha”, tha Tahiri në T7.

“Përgjigjja jonë është e prerë JO, jemi të interesuar që VV-në me dërguar në opozitë. Me VV s’mundesh as mi rritë pagat, as pensionet as s’mundesh me i hjek sanksionet, qysh me qeverisë me ta?”, ka thënë ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/