Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka kritikuar vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës për targat.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Qeveria as nuk e ka zbatuar marrëveshjen për targat e as nuk është koordinuar me SHBA-të.
“Qeveria as nuk e zbatoi marrëveshjen për targa dhe as nuk koordinoi me partnerët amerikan. Dy dështime! Injorance politike!”, ka shkruar Tahiri.